Historia jonë

Pas shumë vitesh eksperience në mobilie, në Janar 2018, Z. Viktor Laska krijoi Sezon Dekor, duke sjellë në Shqipëri një frymë të re jo vetëm në sektorin e mobiljeve, por edhe në krijimin e eventeve.
Duke bërë një punë të pandërprerë dhe të përkushtuar, duke theksuar çdo detaj, brenda një kohe shumë të shkurtër, Sezon Dekor ka arritur të bëhet një nga kompanitë më të mira në industrinë e saj në vendin tonë. Cilësia, veçantia dhe kreativiteti janë ato që diferencojnë, duke iu përshtatur në çdo kohë dëshirave dhe kërkesave të klientëve.


Misioni Ynë

Sezon Dekor është kompania e parë në vend që sjell atmosferën e çdo stine dhe
feste përmes ideve dhe produkteve të saj unike. Nuk mund të mos përmendim magjinë dhe shkëlqimin
që sjell çdo event në fund të vitit, me fokus Tiranën, por jo vetëm.
Aktualisht, me dy filiale në Tiranë synon të jetë më pranë klientëve
duke zgjeruar rrjetin e dyqaneve jo vetëm në qytetet më të mëdha të Shqipërisë por edhe në vendet fqinje.
Çfarë ne bëjmë?
SHITJE
Ne punojmë me klientët për të gjetur atë që ata duan, për të krijuar zgjidhje dhe për të siguruar një proces të qetë shitjesh.
QERA
Nëse vendosni që dëshironi të mbani një artikull, ne ju ofrojmë mundësinë që ta bëni tuajën përmes marrjes me qera.
EVENTE DASMASH
Nuk jeni i sigurt se ku të filloni me planifikimin e dasmës tuaj? Hidhini një sy dhe krijoni një dasmë falas, të personalizuar me ne.
KRISHTLINDJET
Bëjeni çdo vend të duket sa më festiv këtë Krishtlindje me këto ide vezulluese, me shkëlqim dhe të këndshme dekorimi.
DIZAJN I BRENDSHEM
Sezon Dekor ju jep mundësinë të krijoni kombinimet tuaja të preferuara dhe t'i jepni jetë shtëpisë që ju dëshironi....!
RIKONSTRUKSION
Ne jemi bashkëpunëtorë të ideve dhe imagjinatës tuaj, duke ju ofruar produkte unike në cilësi dhe dizajn me çmimet më të mira.
Dëshmitë

"Shumllojshmeri produktesh , cilesore deri diku."
Erald Sanxhaku

" Dyqan unik i cili te ofron mobilim unik te ambjenteve te ndryshem. I vecante eshte fakti qe ne periudhen e festave te dhjetorit ky dyqan i perngjan shume atij te flimit i vetem ne shtepi. Personalisht ajo ide me kalon sa here shoh kete dyan ne muajin e dhjetorit."
Gledis Çela

"Sezon Dekor është një dyqan unik. Nëse ju pëlqen të dekoroni shtëpinë, zyrën, dyqanet, duhet ta vizitoni këtë dyqan."