Image Alt

Rreth Nesh

Historia Jonë

Pas një experiencë shumë vjeçare në fushën e arredimit, në Janar 2018 Z. Viktor Laska krijoi Sezon Dekor, duke sjellë në Shqipëri një frymë të re jo vetëm në sektorin e arredimeve, por dhe në atë të krijimit të eventeve.Duke bërë një punë të palodhur e me përkushtim, duke i dhënë  rëndësi çdo detaji, brenda një kohe shumë të shkurtër, Sezon Dekor ka arritur të bëhët një ndër kompanitë më të mira në industrinë e saj në vendin tonë.Cilësia, veçantia dhe kreativiteti janë ato që bëjnë dallimin, duke iu përshtatur dëshirave dhe kërkesave të klientëve në çdo kohë.

Misioni Ynë

Sezon Dekor është kompania e parë në vend që sjell atmosferën e çdo stine dhe feste, nëpërmjet ideve dhe produkteve të saj unike. Nuk mund të  mos përmendim magjinë dhe shkëlqimin që i japin çdo eventi përgjatë festave të fundvitit, përqëndruar në Tiranë, por jo vetëm.Aktualisht me dy filiale ne Tiranë dhe një në Vlorë, synon të jetë me pranë konsumatorëve duke zgjeruar rrjetin e dyqaneve jo vetëm në qytetet më të mëdha në Shqipëri, por edhe në vendet fqinje.

SEZON DEKOR

Çfarë Bëjmë Ne ?

Ne punojmë me klientët për të gjetur atë që ata dëshirojnë, për të krijuar zgjidhje dhe për të siguruar një proces të qetë shitjesh.

Nëse vendosni që doni të mbani një produkt, ne ju ofrojmë mundësinë për të bërë tuajin përmes marrjes me qira.

Nuk jeni të sigurt se ku të filloni me planifikimin tuaj të dasmës? Hidhni një sy dhe krijoni një martesë siç dëshironi dhe të personalizuar me Ne.

Bëni që çdo vend të duket festiv këtë Krishtlindje me produktet tona të shëndritshme dhe me idetë tona të zbukurimeve.

Sezon Dekor ju krijonë mundësin për të krijuar kombinimet tuaja te preferuara dhe ti jepni shtëpisë gjallërinë që shpirti juaj përcjellë....!

Jemi bashkëpunëtorë të ideve dhe imagjinatës suaj, duke ju ofruar produkte unike ne cilesi dhe design më çmimet me të mira.

Partnerët Tanë

SEZON DEKOR

Përshtypje

  • review rating 4  Shumllojshmeri produktesh , cilesore deri diku.

    thumb Erald Sanxhaku
    5/16/2018

    review rating 5  Dyqan unik i cili te ofron mobilim unik te ambjenteve te ndryshem. I vecante eshte fakti qe ne periudhen e festave te dhjetorit ky dyqan i perngjan shume atij te flimit i vetem ne shtepi. Personalisht ajo ide me kalon sa here shoh kete dyan ne muajin e dhjetorit.

    thumb Gledis Çela
    1/14/2018

    review rating 4  Sezon Dekor is a unique shop. If you like to decorate your home, office, shops, you should visited this shop.

    thumb vjollca dinaj
    11/21/2017